Çështja e detit/ Basha takon ministrin grek: Të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare

Politikë
Çështja e detit/ Basha takon ministrin grek: Të zgjidhet nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Përmes një postimi në Twitter ai ndan dhe detajet nga ky takim.

Ai shprehet se me ministrin e Jashtëm grek diskutoi për çështjet e mbetura pezull ndërsa rithekson se çështja e detit duhet të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.”-shkruan Basha në Twitter.

ME TE LEXUARAT