Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhduket vajza shqiptare në Greqi: U nis për intervistë pune, pastaj nuk u pa më

Një 19 vjeçare shqiptare është zhdukur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi.

Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici.

Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet