Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Infermierët në Spanjë, tallen me të vdekurit nga Covid

Një video polemike është publikuar në mediat spanjolle, ku katër punonjëse me uniformë në një spital të Tarragonas tallen me situatën e vështirë në të cilën ndodhet bota.

Ata shihen teksa performojnë një kërcim nën ritmet e muzikës që u bë e famshme gjatë karantinës, ku 4 afrikanë largojnë me ceremoni e kërcime arkivolin e të vdekurit.

“Infermieret e spitalit Joan XXIII të Tarragonas, spital në të cilin janë shtruar shumë pacientë, po tallen me të vdekurit,” shkruhet në tekstin që shoqëron videon e turpshme.

Menjëherë kanë nisur hetimet për të marrë në pyetje 4 infermieret, shkruan Diari de Tarragona.

Vetë qendra shëndetësore konfirmoi se video është filmuar në ambientet e spitalit të tyre dhe se personat që shfaqen në video janë infermiere.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet