Veprime të turpshme në prani të djalit e dhunë ndaj bashkëshortes, katër të arrestuar në Vlorë

Aktualitet
Veprime të turpshme në prani të djalit e dhunë ndaj

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është autori i djegies së një makine, një burrë që ka dhunuar bashkëshorten, një tjetër që ka kryer veprime të turpshme në sy të djalit dhe një shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pas një konflikti të çastit.

Gjithashtu Policia ka ndaluar shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi A. Y., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT