Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Valë e frikshme infektimesh dhe rritje e numrit të viktimave me COVID-19 në Itali

Italia në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të viktimave nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 73 viktima duke e çuar në 36.616 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Ndërsa numri i të infektuarve është ulur si pasojë e reduktimit të tamponëve. Sot janë testuar 98862 tamponë, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar. Ndërsa një ditë më parë ishin 11.705 persona të infektuar.

Rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Lombardia mbetet rajoni me më shumë të infektuar.

Në Lombardia janë 1687 të infektuar, me pas është Campanja me 1593 të infektuar të rinj. Me pas është Toscana me një rritje të lartë 986, pastaj Lazio me 939, ndërkohë Basilicata është rajoni më më pak të infektuar, vetëm 22 raste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet