Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe gati në fillim të vitit 2021

Këshilltari shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Jeremy Farrar, ka bërë të ditur se më shumë se një vaksinë e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021.

Në një intervistë për Sky News, Farrar tha se “Task-Forca e vaksinave në Mbretërinë e Bashkaur ka bërë një punë absolutisht të jashtëzakonshme” dhe se vendi është në një “pozitë jashtëzakonisht të fortë”.

Farrar është pjesë e Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).

“Britania ka qasje në disa vaksina të ndryshme përmes një vargu qasjesh të ndryshme. Vaksinat vijnë në të gjitha stilet dhe qasjet e ndryshme. Britania ka marrë një portofol vaksinash përmes të cilave më shumë se një, jam i sigurt, do të vijnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Farrar.

Ai shtoi se Krishtlindjet e këtij viti “do të jenë të vështira dhe jo normale për pothuajse të gjithë”.

Të dhënat e fundit të qeverisë britanike njoftuan për 16.982 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar totalin në 722.409.

Të dhënat po ashtu treguan se 67 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar totalin në 43.646.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet