Telefonata e frikshme, 27-vjeçari denoncon sulmin në Vlorë: Më qëlluan me armë

Aktualitet
Telefonata e frikshme, 27-vjeçari denoncon sulmin në Vlorë:

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Vlorës një sulm me arme ndaj tij.

Sipas policisë shtetasi me iniciale M.F ka telefonuar duke thënë se nje person i pa identifikuar prej tij e ka qëlluar në lagjen “Partizani”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjehere nga policia ka nisur hetimi ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po vëzhgohen kamerat e sigurisë.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT