Të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës, dyshimet e para të policisë

Kosovë&Rajon
Të shtëna me armë zjarri në qendër të

Disa të shtëna me armë u regjistruan mesditën e sotme në qendër të Athinës, në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se incidenti ndodhi midis disa shtetasve romë dhe disa të huajve, të cilët më pas u larguan me shpejtësi duke hipur në katër makina, në kryqëzimin e rrugëve Agiou Meletiou dhe Konstantinoupoleos.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një person i cili nuk kishte lidhje me incidentin, qytetari i cili u ndodh në vendngjarje u plagos në këmbë dhe transportua në spital për ndihmë më të specializuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një dëshmitar okular, deklaroi se “ata ishin rreshtuar këtu përballë, nxorën një pistoletë dhe plagosën një burrë që po kalonte me motorin e tij”.

Oficerët e policisë të përfshirë në hetime identifikuan dy makina dhe pesë persona të cilët janë pjesë e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT