Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmet terrorist në Afganistan/ Shpërthen makina-bombë pranë selisë së Policisë, numrohen të vdekur

Një makinë bombë pranë selisë së policisë lokale në Afganistanin qendror, la 15 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.

Zyrtarët afganë e cilësuan sulmin e së dielës në Firozkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, akt terrorist, duke shtuar se shumica e viktimave ishin civilë. Shpërthimi i fuqishëm vetëvrasës dëmtoi edhe zyra qeveritare, thonë zyrtarët.

Mohammad Omer Lalzad, kreu i spitalit provincial, tha për Zërin e Amerikës se “një numër të plagosurish janë në gjendje kritike”. Zyrtari tha se pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, megjithëse Ministria e Brendshme afgane fajësoi kryengritësit afganë.

Ambasadori amerikan në detyrë në Afganistan e dënoi sulmin.

“Afganët e pafajshëm përsëri u vranë sot nga ky shpërthim i pakuptimtë në provincën Ghor. Ky shkatërrim dhe kjo gjakderdhje duhet të ndalet,” shkroi ambasadori në detyrë Ross Wilson.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet