Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sjellja e Ramës me gazetaret, Grida Duma: Askush s’mund ta mposhtë fuqinë e tyre

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka publikuar një video me pjesë të shkëputura nga emisioni “Opinion” kur ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama.

Duke marrë shkas nga gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë kundrejt dy gazetareve Fatjona Mejdini dhe Klodiana Lala, Duma deklaron se askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhtë fuqinë vajzave dhe grave.

“Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye. Shshshshsshsh…”, shkruan ish-deputetja krahas videos.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet