Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtohen rastet me COVID-19 në Berat, 1 mësues dhe 4 nxënës dalin pozitiv

Rastet me COVID-19 kanë shënuar rritje në sistemin arsimor në Shqipëri.

Së fundmi në Berat, janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 2 nxënëse dhe një mësuese në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Lapardha.

Rastet e konfirmuara “pozitive” në këto shkolla rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme që janë konfirmuar më herët të infektuar brenda këtyre shkollave.

E ndërsa rastet me Covid-19 po shtohen çdo ditë e më tepër brenda gjimnazit më të madh në qytet, virusi Covid-19 është shtrirë edhe brenda Gjykatës së Beratit.

E mbyllur disa ditë më parë, pas konfirmimit “pozitive” të një punonjëseje, sot edhe një sekretare e kësaj gjykate ka rezultuar “pozitive”, ndërkohë që pranë DSHP-së Berat ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e të gjithë tamponëve që i janë kryer punonjësve të administratës së kësaj gjykate.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet