Rama publikon shifrat: Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani vënë kujën

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportit, 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërkohë që sot 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, vënë kujën për të mbuluar diellin me shoshë.

"Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT