Ra në kontakt me një person të infektuar, gruaja e presidentit francez futet në karantinë

Bota
Ra në kontakt me një person të infektuar, gruaja e presidentit

Dyshohet se ra në kontakt me një person të infektuar me koronavirus, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron do të qendrojë në karantinë për shtatë ditë.

Brigitte Macron nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëz të afërt me presidentin francez, Emmanuel Macron kanë thënë për AFP se gruaja e presidentit ra në kontakt të enjten, 15 tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19.

“Brigitte Macron ra në kontakt të enjten, 15 Tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19 të hënën, 19 tetor dhe kishte simptoma të sëmundjes.

Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, zonja Macron do të izolohet për shtatë ditë. “Brigitte Macron nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes deri më tani”, kanë thënë ata.

ME TE LEXUARAT