Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nipi i ish-deputetit demokrat gjendet i pajetë në hotel

Një 31-vjeçar i dentifikuar si Eugert Shqalshi, me origjinë nga Malajt i Mirditës, ka ndërruar jetë këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupi i të riut është gjetur i pajetë në hotelin ku ai punonte, ndërkohë që ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij.

Pritet që autopsia të zbulojë mbi atë çfarë e shkaktoi ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme për 31-vjeçarin. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi.

“Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për vdekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë.

Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet