Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri arab akuzohet për ngacmim seksual ndaj stafit në një vilë luksoze

Festivali letrar, Hay ka akuzuar një sheik arab për një “shkelje të tmerrshme” pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një nga punonjësit e tyre.

Caroline Michel, kryetarja e Hay-it, tha se nuk do të punonin përsëri me Abu Dhabin, nëse Sheik Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, mbetet ministër i tolerancës.

Punonjësja e tyre, Caitlin McNamara, pretendon se u sulmua seksualisht në fillim të këtij viti dhe po kërkon dëmshpërblim ligjor. Shejh Nahyan, 69 vjeç, i ka mohuar akuzat, raporton BBC.

McNamara, 32, tha për Sunday Times se sulmi i pretenduar ndodhi më 14 shkurt në një vilë të largët të një ishulli privat.

Ajo deklaroi se këtë ia tha dy punëdhënësve të saj dhe zyrtarëve të ambasadës menjëherë pas sulmit gjersa do të shkon në polici në Mbretërinë e Bashkuar, kur hiqen kufizimet e bllokimit shkaku i koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet