Meta sulmon Bashën: Thuaji shqiptarëve kush të ka marrë peng

Aktualitet
Meta sulmon Bashën: Thuaji shqiptarëve kush të ka marrë peng

Presidenti Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha kur u pyet nga gazetarët në lidhje me qendrimet e tij se kreu i shtetit duhet të qendrojë brenda pjesës që i takon.Meta tha se Basha duhet të mërrë shembullin e ish-Presidentit boshnjak Alija Izetbegoviç dhe të tregojë nëse e kanë marrë peng.

“Presidenti është ushtari i parë dhe këtë duhet ta dijë kushdo.Ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart këtu duke na bërë gaz i botës. Atij zotrisë i them përpiqu t ë bësh aq sa bëri Izet Begoviç kur e morën peng. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT