Mediat greke: Për kufirin detar të Shqipërisë vendos Erdogani, jo Rama

Politikë
Mediat greke: Për kufirin detar të Shqipërisë vendos

Një shëtitje pa asnjë fryt konkret e paralajmërojnë vizitën e kryediplomatit grek të martën mediat greke kur të gjithë presin finalizimin faktik të zgjerimit të ujërave territoriale Greke në 12 milje në detin Jon.

Mungesa e entuziazmit në tokën helene ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit shqiptar se kufirin detar në detin Jon duhet ta përcaktojë Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë ndërsa komploti kundër interesave greke për naftë e gaz në det sipas mediave helene dirigjohet drejtëpërsëdrejti nga babai i shqiptarëve në Stamboll.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analistët grekë këmbëngulin se Shqipëria nuk është as Itali dhe as Egjipt por një protektorat i mirë-manipuluar i Turqisë. Ata bëjnë përgjegjëse edhe neglizhencën e Greqisë në vitet e kaluara të gjitha qeveritë në Athinë që kanë penguar ri-integrimin e Shqipërisë në botën perëndimore.

Asnjë mëdyshje nuk ka në mediat greke se Rama mund të “luajnë topin” me Greqinë për çështjen e zonave ekonomike detare në kurriz të Turqisë.

Çështja e kufirit detar është pezull që nga viti 2009, kur Bakojanis dhe Basha nënshkruan një marrëveshje e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me iniciativë të Kryeministrit të tanishëm Edi Rama. Mediat në Athinë akuzojnë kryeministrin shqiptar se më vonë kur erdhi në pushtet i “shkarkoi” anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare me udhëzimet e Erdoganit dhe nuk i ka zëvendësuar deri më sot, me sa duket për të kursyer kohë, për sa kohë që Ankaraja kërcënon Athinën me memorandume dhe pushtim të shelfit kontinental Grek.

Mungesa e një Gjykate Kushtetuese në Tiranë pengon çështjen e përcaktimit të zonave ekskluzive detare në Jon pasi ekziston precedent i rrëzimit të marrëveshjes së vjetër. Sipas mediave greke ndikimi politik dhe ekonomik grek në Ballkan është zero. Dendias këshillohet që këto orë para se të marre avionin t’u hedhë një sy marrëveshjeve ekonomike dhe ushtarake që Ankaraja ka nënshkruar me Shqipërinë.

Sigurisht nuk është e lehtë për një vend të vogël si Greqia në një krizë ekonomike afatgjatë të tërheqë lehtësisht mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve në NATO, kur mbizotërojnë interesat gjeostrategjikë dhe ekonomikë. Kur sponsorët e partive në pushtet në vendet evropiane kanë interesa më të mëdha në Turqi. Dhe pa këtë mbështetje ka vetëm fjalë nga Brukseli dhe asnjë fije shprese të një angazhimi ushtarak pro Athinës.

Ne këto marrëdhënie të komplikuara diplomacia greke po luan një kartë të padëgjuar më parë për të mposhtur anti-helenizmin shqiptar që ka një qendër dhe ndodhet në Kosovë aty ku inkubohet ideja e “Shqipërisë së Madhe”. Ky qëndrim ka tendencë të ndryshojë dhe do të ndryshojë vetem kur të hapet rruga për njohjen greke./Tvklan

ME TE LEXUARAT