Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi/ As kufizimet nuk ndalojnë dasmën, martohen në kufirin SHBA-Kanada dy të rinjtë

Një çift kanadez, 29-vjecarët Lindsay Clowes dhe Alex Leckie është martuar në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë në mënyrë që prindërit dhe miqtë në të dyja vendet të mund të merrnin pjesë, pavarësisht kufizimeve të udhëtimeve për shkak të Covid-19.

Dy të rinjtë, që janë bashkë prej shtatë vitesh i thanë njëri tjetrit po-në finale në një mol, në lumin Shën Croix në New Brunswick, të rrethuar nga të dashurit e tyre. Nga ana tjetër e lumit, në Maine ishin xhaxhallarë e halla, kushërinj dhe miq që i shihnin nga larg. Gjyshërit e nuses ndërkohë e panë ceremoninë nga një varkë. Çifti vendosi të martohej në nëntor të 2019.

Duhej ta kishin bërë ceremoninë në gusht, por pandemia ia ndryshoi planet. Fillimisht menduan ta shtynin dasmën për në 2021, por më pas kuptuan se nuk mund të prisnin më.

“E pata unë këtë ide. U telefonova prindërve dhe i pyeta: Si mendoni? Atyre u pëlqeu ideja, ndaj ndihmuan në organizim”.

Për shkak të kufizimeve antiCovid, cifti duhej të sigurohej që të mos kishte më shumë se 50 të ftuar nga ana kanadeze dhe 15 nga ajo amerikane.

“Pavarësisht gjithçkaje ka qenë dasma e ëndrrave të mia”, thotë nusja e re.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet