Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kërkohet për vrasje të dyfishtë, Danjel Pepaj hetohej në Malin e Zi për trafik droge

Danjel Pepaj, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, të Vilson Çutaj dhe Kement Pepaj, ka qenë në hetim edhe në Malin e Zi si i dyshuar për trafik droge.

Ky fakt u është bërë i ditur autoriteteve tona në përgjigjen e letërporosisë së dërguar në vendin fqinj, për informacion mbi 25 vjeçarin që mendohet se fshihet në Malin e Zi.

Burime nga grupi hetimor sqaruan për ABC News, se në përgjigjen e mbërritur një javë më parë, autoritetet malazeze informuan se Danjel Pepaj ka qenë nën hetim prej tyre, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të lëndës narkotike, por asnjëherë nuk ishte ndaluar apo proceduar për këto vepra penale.

Sipas hetuesve, 25 vjeçari Pepaj e njeh më së miri zonën ku qëndron i fshehur, pasi për disa vite ai ka punuar në ndërtim në vendin fqinj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet