Kapet banda shqiptare e të miturve në Greqi, futën në kurth djalin e biznesmenit me foton e një vajze

Aktualitet
Kapet banda shqiptare e të miturve në Greqi, futën në kurth

Policia greke nisi një operacion pasi një prind u ankua me 16 Tetor, se djali i tij i mitur, rreth 15 vjeç, u grabit nga një grup të miturish shqiptarë jashtë dyqanit të tij në Loutraki.

Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u mashtrua me foton e një vajze, pasi e thirrën dhe e ftuan në takim.

15-vjeçari, pa dyshuar në mashtrim, shkoi në vendin ku ata caktuan një takim, jashtë dyqanit familjar, i cili ndodhet në Loutraki.

Atje ai u sulmua nga katër të mitur, të cilët i vodhën paratë dhe celularin. Fatmirësisht 15 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruajnë mediat greke.

Policia u vu në ndjekje të grupit të të miturve dhe menjëherë në stacionin e policisë erdhën disa denoncime nga prindër të tjerë.

Gjithashtu pretendohet se këta të mitur veprojnë për një kohë të gjatë si bandë, duke shantazhuar dhe rrahur nxënësit, në mënyrë që t’u marrin paratë, celularët ose thjesht për t’i ngacmuar.

Sipas policisë greke, thuhet se ka shoqëruar 15 persona dhe janë arrestuar 5 prej tyre.

Të miturit janë të gjithë me origjinë shqiptare.

ME TE LEXUARAT