Kallëzimi penal i PD në SPAK për mafian e plehrave në Tiranë. PD: Është fund e krye korrupsion

Aktualitet
Kallëzimi penal i PD në SPAK për mafian e plehrave në

• Kallëzim penal i PD në SPAK për mafian e plehrave në Tiranë. PD: Është fund e krye korrupsion. Shqiptarëve do t’u merren 430 milionë euro.

• Kallëzimi i PD për 3 vepra penale. Kërkohet pezullim nga detyra për të paditurit, duke nisur me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA DHE JORIDA TABAKU PAS DORËZIMIT TË KALLZIMIT NË SPAK.

Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë si dhe ku konsiston denoncimi juaj?

Jorida Tabaku: Klodi ti je gazetare e vjetër dhe ke kohë që e ndjek. Mua më vjen keq që e nis me kundërshtim. Partia Demokratike këtu e tre vite të shkuara ka bërë interpelancë për këtë çështje. E ka ngritur këtë çështje në një tjetër nivel duke dokumentuar me prova dhe fakte se çfarë ka ndodhur me aferën mafioze të plehrave në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Sot denoncimi erdhi pas faktit që në mënyrë të vazhdueshme i kemi kërkuar SPAK-ut që të marrë masat dhe të fillojë hetimet, po kështu i kemi kërkuar prokurorisë më përpara që ta bëjë këtë, dhe nuk ka ndodhur asgjë.

Në lidhje me brendinë, unë këtu mund t’ju them dy elementë thelbësorë. Kjo është një çështje korruptive duke nisur që nga procedurat, duke vazhduar me kontratën e duke përfunduar me zbatimin e kontratës.

Kostot për buxhetin e shtetit ashtu siç janë të llogaritura në denoncimin që ne çuam sot në SPAK janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës sepse ne sot këtu denoncuam inceneratorin e Tiranës.

Kjo është një histori mafioze, që kanë detyruar Bashkinë e Tiranës, Durrësit, do të detyrojnë Kavajën, Rrogozhinën të gjithë Qarkun Tiranë edhe më gjerë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes i cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë, nga një kompani e papërshtatshme për ta bërë këtë proces ishte i tillë.

Unë dua që të nënvizoj dy fakte:

Qeveria shqiptare në 30 vite ka patur një strategji për landfillet rajonale, të investuar nga partnerët ndërkombëtarë. Në këtë strategji për 12 landfille kishte punë por kishte nevojë për akoma më shumë për ta përmirësuar dhe për ta menaxhuar akoma më mirë këtë proces. Ndërkohë që erdhi Edi Rama, me Arben Ahmetaj, me Erion Veliaj e shumëzuan me zero investimin e partnerëve ndërkombëtare dhe filluan incenerimin e mbetjeve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vidhnin buxhetit të shtetit dhe mund t’i vidhnin qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro për Tiranën.

Përveç kësaj e gjithë qeveria, e gjithë bashkia është kthyer në funksion të kësaj inceneratori, i krijojnë punë inceneratorit duke detyruar të gjithë mbledhësit dhe grumbulluesit e vegjël, kanë nxjerrë nga tregu të gjithë kompanitë e riciklimit të mbetjeve, kanë krijuar një biznes Eco Tirana me persona të identifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me Ndraghetën, detyrojnë të gjithë firmat e ndërtimit në Tiranë që të krijojnë biznes. Për më tepër ajo që është absurdi më i madh dhe Bashkia e Tiranës ka rritur tarifat me 30% për të krijuar punë dhe paguan 29 euro për çdo ton mbeturina, me atë biznes që është vetëm me paratë dhe me fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë që shteti ka kryer të gjithë pagesat e veta, 25 milionë euro për Tiranën, investitori privat ka bërë vetëm 25% të investimit. Ndërkohë që ne kemi dokumente zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Ministrisë së Financave që provojnë këto shkelje që ne kemi thënë.

Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë?

Çlirim Gjata: Ka tre vjet që bëhen denoncime pothuajse të përditshme në media. Ka edhe gazetarë investigativë që kanë nxjerrë gjithë ato fakte, pa folur për agjenci gazetareske të cilat kanë nxjerrë skandale pas skandalit sa i takon këtyre tre inceneratorëve.

Këtu problemi është: Përse duhet të pres SPAK, Prokuroria apo cilido institucion ligjzbatues hetimor, ndjekës i veprimeve kriminale, pse duhet të presë patjetër një denoncim formal?

Ju vetë e thoni, ka tre vjet që një gjë e tillë po bërtet, po ulërin nëpër gjithë shoqërinë shqiptare, në media, gjithandej.

Atëherë pse duhet ta presë denoncimin tonë.

Denoncimet janë dytësore sa i takon procedurës. Prokuroria ka rol aktiv, duhet të veprojë vetë, të mos presë sa t’i çojmë denoncimin.

Po përse kur ndodh një vrasje, një vepër e rëndë penale, çfarë duhet të presë denoncimin apo fillon kryesisht?

Pse ka tre vjet, pse heshtet? Ndërkohë që ka një vit e gjysëm që ka filluar punën SPAK-u.

Sa herë e keni ngritur vetë ju këtë problem me elementë të zbuluar secili njëri pas tjetrit, të cilët unë mund t’ua shtjelloj.

Edhe formalisht, ja ku e ke denoncimin për çfarë duhet të bëjë SPAK.

Marrim vetëm këtë përsa i takon Tiranës.

A mund të shkojë deri në QKR dhe të shikojë, kush dhe kur u krijua kompania e cila fitoi tenderin për Inceneratorin e Tiranës dhe përse kjo kompani i fiton të treja.

Si ka mundësi që kjo kompani një vit më parë regjistrohet me 100 mijë lek të reja kapital dhe diskutohet për qindra milionë Euro, ka marrë 23 milionë deri tani pa bërë asnjë punë.

Çfarë kuptimi ka që qveria e jep me koncesion këtë kur punën nuk e bën privati, sepse koncesioni këtë logjikë ka, do ta bëjë privati dhe me këtë shlyhet më vonë.

Ndërkohë 23 milinë janë dhënë nga buxheti i shtetit. Ai nuk ka bërë asgjë. Dhe më e bukura, pagesat, shlyerjet, benefitet ndaj kompanisë fillojnë që ditën e firmosjes së kontratës.

Kur të fillosh prodhimet, kur të fillosh përfitimet atëherë fillojnë pagesat.

Pra, shikoni çfarë kontratash. Kjo është shumë më e rëndësishme bashkë me denoncimin që ka tre vjet që bërtet nëpër mediat shqiptare, që s’ka mbetur kalam pa e marrë vesh se çfarë problemi kemi këtu, se çfarë problemi të rëndë që kemi këtu.

Po presim që SPAK-u të zgjohet dhe të fillojë nga puna.

Pyetje: Keni denoncuar emra konkretë z. Gjata?

Çlirim Gjata: Patjetër.

Pyetje: Mund të na i thoni?

Çlirim Gjata : E kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal.

Pyetje: Drejtohet nga kush?

Çlirim Gjata: Atëherë në krye është Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Erjon Veliaj, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

Jorida Tabaku: Ndërkohë që brenda flitet njëkohësisht edhe për administratoren znj, Stela Gugalli që është thjeshtë prestanome e këtyre emrave. Por që është përdorur për të marrë kontratat e inceneratorëve.

Çlirim Gjata: Krijohet kompania që fiton pa përvojë, pa para, pa asnjë eksperiencë në lidhje me këtë punë. Bëhen me dhjetëra vendime qeverie dhe veprime administrate që duhet muaj të tërë, bëhen brenda ditës, firmosen në një fletë të bardhë pa lexuar asgjë.

Kalohen dhjetëra milionë Euro dhe pritet që qindra mijëra Euro t’i kalojnë kësaj kompanie, këta persona kanë kompani të tjera të regjistruara në parajksa fiskale.

Këta persona kanë një biografi të tmerrshme po të shohësh se çfarë ka ndodhur me punë n e tyre dhe me biznesin e tyre.

Dhe vijnë në Shqipëri, një ditë përpara krijon kompaninë, fiton tenderin në kundërshtim me çdo rregull, në kundërshtim me çdo proçedurë, por mbi të gjitha, ku kanë shkuar paratë? Kush është pronari.

Jorida Tabaku: Dihet, pas inceneratorëve. Unë kam një pyetje sepse ju si media që punoni gjithë ditën në terren, mund të gjeni përgjigje shumë lehtë. Përse nuk e firmosi Shkëlqim Cani kontratën e inceneratorit të Tiranës, përse nuk e tha “OK”-in ish-Ministri i Financave dhe “OK” i kësaj kontrate është dhënë sapo ka ardhur në punë Arben Ahmetaj. Besoj kësaj dhe shumë pyetjeve të tjera i jepet përgjigje vetëm me atë që tha z. Gjata, kush është pronari i vërtetë dhe përse lëvizi i gjithë shteti për të mbrojtur Edi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj në rastin e Tiranës.

Çlirim Gjata: E nderuar Klodi dhe ju të gjithë. A mundet një pyetje t’ia drejtoni si gazetarë SPAK-ut, se kur do të lëvizni? Sepse është bërë mullar skandali i korrupsionit.

Pyetje: SPAK ka deklaruar se ka një hetim të çelur për inceneratorët.

Çlirim Gjata: Më kuptoni drejtë, po e shtroj si çështje. Unë nuk e diskutoj që ia bëni këtë pyetje.

Pyetje: Kanë deklaruar zyrtarisht se ka një hetim.

Çlirim Gjata: A mund të na thotë se deri kyu ka shkuar dhe çfarë ka bërë me këto hetime? Faktet që pretendohet? Duhet t’i thotë. Është një shoqëri e tërë që është me sy të mbërthyer se çfarë po ndodh me këtë. Kjo e bëri edhe Kryeministrin të kërcejë pupthi, gati sa s’luajti kala dibrançe nga halli që e kishte zënë.

Pyetje: Cilat janë veprat penale për të cilat ju pretendoni se janë konsumuar?

Çlirim Gjata: Janë të gjitha në kallzim, e keni. Që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, shkelje të procedurave të tenderit, abuzime me fondet publike. Ajo që ne kemi trajtuar në kallëzimin tonë që duhet ta bënte normalisht SPAK, e kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal ku të gjithë kanë futur duart të ketë aferë korruptive.

ME TE LEXUARAT