Juventusi pezullon skuadren e te rinjve per shkak te COVID

Sport
Juventusi pezullon skuadren e te rinjve per shkak te COVID

COVID-19 detyron Juventusin të pezullojë për momentin të pezullojë aktivitetin në sektorin e të rinjve.

Shkak për këtë janë bërë disa raste pozitive të zbuluara te lojtarëve e moshave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi bardhezi e ka njoftuar vetë diçka të tillë dhe thekson se të gjithë ata që kanë dalë me koronavirus janë izoluar, ndërkohë që të njëjtën gjë e kanë bërë edhe kontaktet e tyre të ngushta. Deri më tani të gjithë janë në gjende të mirë shëndetësore.

I fundit që njoftohet se ka dalë me COVID-19 është Alessandro Di Pardo, i ekipit të 23-vjeçarëve, ku është edhe sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni.

Edhe trajneri Zauli është i infektuar, sikurse edhe futbollistët Rosa, Barbieri, Bucosse dhe Wesely. Gjithashtu ka edhe pjesëtarë të stafit që e kanë pësuar.

ME TE LEXUARAT