Ish-deputetja i përgjigjet Ramës: S’je as komandant i kotecit tënd, Ilir Meta tani është i FA

Politikë
Ish-deputetja i përgjigjet Ramës: S’je as komandant i kotecit

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas përplasjes së këtij të fundit me Presidentit Ilir Meta.

Pas cilësimit të Metës si komandant të LSI, Mehmetaj thekson në ‘Facebook’ se Ramën nuk e shpëton dot inati që ka me Presidentin dhe se Meta tashmë është komandant i FA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin! Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.

Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri."-shkruan Keidi Mehmetaj.

ME TE LEXUARAT