Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoqi kufizimet, ekonomia e Kinës u rrit me 4.9% në muajt korrik-shtator

Ekonomia e Kinës vazhdon rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19, tregojnë shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Sipas tyre, ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit për 4.9% midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Megjithatë, shifra është më e ulët se 5.2%, që pritej nga ekonomistët. Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës u tkurr për 6.8%, për shkak të mbylljes së fabrikave, si pasojë e pandemisë.

Kjo ishte hera e parë që tkurrej qëkur filloi regjistrimi i shifrave tremujore në vitin 1992. Zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, paralajmëroi se rritja mbetet ende e ngadalshme.

“Ekonomia është ende në proces të rimëkëmbjes. Disa ose shumica e treguesve nuk janë kthyer në nivelin normal të rritjes”, tha ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar rritje të ekonomisë së Kinës për 1.9% në vitin 2020 – shifër kjo e përafërt me parashikimin e Bankës Qendrore të Kinës prej 2%./ REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet