Francë përgatitet për rihapje, nis sezonin skive 2020-2021

Bota
Francë përgatitet për rihapje, nis sezonin skive 2020-2021

Sezoni i skive 2020-2021, zyrtarisht është hapur në Francë, me teleferikët e lartësive të mëdha të hapura për biznes pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të Covid-19 në të gjithë vendin.

Teleferikët, mbajtën pasagjerët e tyre të parë të sezonit të shtunën, por me rregulla të reja në fuqi për të ndihmuar në parandalimin e një shpërthimi të virusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në teleferikë dhe autobusë, si edhe brenda dyqaneve ku merren me qira pajisjet e skijimit.

Pasi sezoni 2019-2020, u ndërpre nga pandemia në mars, menaxherët e resorteve po përqendrohen shumë tek protokollet e shëndetit për ti mbajtur alpinistët dhe snowborderat në pista gjatë gjithë dimrit.

Të apasionuarit pas sporteve dimërore do ti gjejnë këto masa në 250 resortet e skive në Francë këtë sezon. Por mbajtja e virusit larg malit mund të rezultojë e vështirë nëse rastet vazhdojnë të rriten në lartësi më të ulëta.

Industria e skive në Francë u godit rëndë kur vala e parë e pandemisë i dha fund para kohe sezonit të shkuar. Kjo çoi në një rënie të konsiderueshme të ardhurash dhe resortet presin që problemet financiare të vazhdojnë, me më pak turistë të huaj që do tu drejtohen atyre.

ME TE LEXUARAT