Detyrimi për maskat/ Vendosen rreth 170 gjoba në Korçë që prej hyrjes në fuqi të aktit normativ

Aktualitet
Detyrimi për maskat/ Vendosen rreth 170 gjoba në Korçë

Që prej datës 15 tetor, nga ku hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vende publike, të hapura përvec banesës, në qarkun e Korçës vihen në ditë rreth 35 gjoba nga patrulla të ndryshme policore.

Burime bëjnë të ditur se deri sot janë vënë rreth 170 gjoba në të gjithë qarkun ndërsa shkeljen e rregullave e bëjnë zakonisht të rinjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duhet thënë se bashkia e Korçës ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me COVID-19 ndërsa mbajtja e maskës jo vetëm që është e detyrueshme por është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.

ME TE LEXUARAT