Deklarata e fortë e mjekut: Pacientët e infektuar me COVID i kam parë në kafene në lokale!

Aktualitet
Deklarata e fortë e mjekut: Pacientët e infektuar me COVID i kam

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Adrian Jorgji u shprehen se duhet një menaxhim specifik dhe shumë vigjilencë.

Doktor Jorgji tha në emisionin ‘ABC e Pasdites’ se ndërgjegjja qytetare ende është në nivele të ulëta, pasi pacientë të cilët ai i ka diagnostikuar me Covid-19 kanë levizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid, shpreh keqardhjen për këtë”.

Alimehmeti shtoi së ekziston si sanksion edhe pse nuk ishte në dijeni nëse është praktikuar.

Të dy ndajnë mendimin se nëse jeni i shqetësuar për situatën në të cilën gjendeni, atëherë duhet te shmangen vendet e mbipopulluara.

Doktori Alimehmeti nënvizoi se: “Nuk ka shumë teatro të hapura, shkolla ka më shumë. Mos ventilimi është faktor risku. Por unë do thoja ka një ulje të madhe ndërgjegjësimi nga njerëzit. Nëse ke një autobus të tejmbushur mos u hip, ec”.

ME TE LEXUARAT