Reforma u sajua për të kapur drejtësinë, ish-prokurori: SPAK s`mund të hetojë ata që rrinë me ambasadorët

Aktualitet
Reforma u sajua për të kapur drejtësinë, ish-prokurori: SPAK

Ish prokurori i krimeve te renda Gentian Trenova eshte shprehur me nota kritike ne lidhje me reformen ne drejtesi. Ai ka thene se kjo reforme e ngaterruar u sajua me qellim qe politika te kishte nen kontroll sistemin e drejtesise.

Trenova thote se sistemi ka pasur probleme edhe me pare, por ato do te ishin veterregulluar nese do te hiqej se pari mundesia e nderhyrjes se politikes tek organet e drejtesise, permes kompetencave te Presidentit ne KLD, zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem dhe gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Trenoves, sot nuk mund te pritet nga SPAK hetimi dhe goditja e atyre qe qendrojne ne ambasadoret e huaj cdo dite dhe qe bejne propagande per reformen ne drejtesi.

Nga Gentian Trenova, ish-prokuror

E gjithe kembengulja e BE per reformen ne drejtesi ka patur me se shumti objektivin per ti dhene mundesi institucioneve te drejtesise per te ndeshkuar zyrtaret e nivele te larta ku nenkuptohet ministra, apo dhe vet kryeministrin si ne shembullin e Kroacise. Kete gje e kane ditur shume mire drejtuesit e partive kryesore dhe nese kjo do te fillonte me ndonjerin serozisht efekti do ishte domino edhe per te tjere zyrtare.

E vetmja menyre per te shtyre ne kohe te pacaktuar permbushjen e ketij kriteri ka qene shpikja e reformes ne drejtesi. Per te shmangur kete rrezik u sajua reforma ne drejtesi duke rene dakort opozite dhe pozite. Te gjithe palet rane dakort per te larguar rrezikun nga vetja e tyre. Kete e arriten per mrekulli. Ne fillim perdoren argumentin se ndeshkimi i zyrtareve te larte nuk behej per shkak se drejtesia ishte e korruptuar dhe jo e pavarur.

Ne te vertete sistemi i drejtesise kishte probleme, por problemi me i madh vinte nga ndikimi qe kishte parlamenti ne zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem, gyqtareve ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese, rolin e Presidentit ne KLD. Mjaftonte te hiqej ky ndikim institucional dhe gjerat do te fillonin te vetrregulloheshin.

Por jo, kjo gje nuk mund te pranohej. U shpiken procedura vettingu, organe te reja te drejtesise duke bere nje sistem te ngaterruar ku nuk kuptohet kur fillon dhe ku mbaron pergjegjesia e cdo hallke. U genjyen zyrtaret e larte ne BE duke joshur zyrtarucet e vegjel te BE ne Tirane.

Tani presin nga SPAK. Si mund te ndeshkoje SPAK zyrtaret e larte qe rrine cdo dite me ambasadoret qe bejne propaganden e reformes ne drejtesi. Si mund te kete sukses SPAK, kur eshte e mbytur nga dosjet nga me te rendomta. Si mund te hetoje seriozisht SPAK dosjet e nxehta te zyrtareve qe ndihmuan prokuroret te kalonin pa problem vettingun.

Por me se shumti reforma ne drejtesi eshte deshtim i te huajve ne Shqiperi, sukses i drejtuesve te politikes qe shtyne kohe te pacaktuar ndeshkimin e tyre, dhe humbje kohe e shoqerise shqiptare per te patur nje sistem te pranueshem te drejtesise.

ME TE LEXUARAT