Rama: Krim të organizuar shqiptar nuk ka

Politikë
Rama: Krim të organizuar shqiptar nuk ka

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka cekur gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e zhvilluar në Munih, edhe problemin e krimit të organizuar të shqiptarëve në vendet e BE-së.

Rama tha se nuk ka një krim shqiptar, por një krim i organizuar që ka arritur të integrohet më shpejt sesa politika.

Kryeministri tha se shërbimet sekrete dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në shtetet e BE-së nuk ndajnë informacione me ne, ndërkohë që kriminelët edhe pse nuk janë aq të aftë dhe nuk i njohin mirë gjuhët e huaja arrijnë të integrohen.

“Flitet shumë krimi shqiptar, krimi shqiptar. Kur bullgarët hynë në BE pati shkrime që kriminelët e këtij vendi do të dyndin Bashkimin Europian. E njëjta gjë ndodhi me Rumaninë. Nuk ka krim shqiptar, pasi krimi organizuar është ndërkombëtar.

Kemi arritur të zbulojmë nga kriminelët shqiptarë të arrestuar që ka disa kode në vendet e BE; krimi organizuar ka arritur “bashkimin europian”.

Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetit në BE nuk bashkëndahen nga shërbimet sekrete, kriminelët s’i kanë këto probleme, e kuptojnë njëri-tjetrin. Duke folur për krimin shqiptar në Holandë për shembull vëmë re nga mediat se ata konsiderohen si gjëja më e keqe, por sështë e vërtetë.

Një gazetë holandeze e titullonte shkrimin se asgjësohet një bandë shqiptare. Në fakt në shkrim lexohej se ishin vetëm 2 shqiptar 65 vjeçarë që ruanin magazinën ku kultuvohej lënda narkotike-kanabis cativa. Por për politikën ishte më e mirë të thuhej shqiptar.Të hapurit e tjerë ishin me nacionalitete të ndryshme”, tha Rama në konferencë.

Në fakt thelbi i mesazhit të tij ishte për të ftuar biznesmenët gjermanë që të investojnë në Shqipëri.

“Shqipëria është i vetmi vend në rajon me energji te paster dhe ku kalon TAP, kemi një ekonomi konkurruese, mjedis të mire për kompanite që duhet të jenë të pranishme si pasojë e kostos së mirë të punës.

Njerëzit janë të aftë me gjuhë të huaja dhe shumë njohin dhe gjuhën gjeërmane. Kemi kompani gjermane ku sjellja e punonjësve shqiptarë është shumë e mirë. Njereëzit e ndjejnë që punohet si në Gjermani ku kultura e punës është e nivelit të lartë.

Po ashtu rajoni ynë, si rezultat i nismës së kancelares të vitit 2014, kemi arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët, ku zbatohen katër liritë europiane. Ka një plan nga KE për të dhënë 28 miliard euro për Shqipërinë në energji digjitalizim, e ky është një shans për tu përfshirë kompanitë gjermane për të ndërtuar autostrada, hekurudha, investime digjitale, infrastrukturën e gazsjellësit etj”, tha Rama.(burimi:gazetashqip)

ME TE LEXUARAT