Punonjësit e landfillit përplasen me Ina Zhupën: Hajde shif brenda investimin, mos na hiqni bukën e gojës

Politikë
Punonjësit e landfillit përplasen me Ina Zhupën: Hajde shif

Nuk ka ndodhur kurrë që i akuzuari të vihet në dispozicion të akuzuesit dhe akuzuesi të refuzojë ballafaqimin.

Partia Demokratinë u zhvëndos sot në landfillin e Sharrës, për të denoncuar “malet me inertë”, por kur kompania i hapur dyert e landfillit për të gjetur se ku janë inertet, PD refuzoi të futet dhe vendosi të qëndrojë prapa gardhit.

Sikur të mos mjaftone oferta e kompanisë, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, refuzuan edhe ofertën e punëtorëve të lanfillt.

“Hajdeni shikojeni brenda, hajdeni shikojeni njëherë, nuk i keni parë gjërat, prandaj bëni kështu”, u drejtohen punëtorët “zyrtarëve” të PD-së, të cilët ishin dërguar aty nga shefi i tyre për të lexuar një deklaratë.

Dhjetëra punëtorë kanë dalë para hyrjes së landfillit dhe i kanë kërkuar Ina Zhupës që të shohë nga afër realitetin e landfillit, para se ngrejnë akuza të pabaza.

“Hajde shif brenda investimin, mos na hiqni bukën e gojës”, dëgjohet të thonë ata.

Por shqetësimi i Ina Zhupës dhe Belind Këlliçit nuk është “buka e punëtorëve” dhe as investimi modern që i riktheu Sharrën nga një mal inertesh, në një zonë ekologjike dhe të gjelbëruar. Shqetësimi i tyre është të çojnë deri në fund porosinë e kryetarit, i cili është zënë gafil me dokumente, ku sipas një projekti të hartuar nga vetë ai kur ishte kryebashkiak, mbetjet do të trajtoheshin për 37 euro/ton, 30% më shtrenjtë se sot.

ME TE LEXUARAT