Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Punonjësit e landfillit: Kunati i Bashës na paguante 30 lekë, sot marrim rrogë mujore

Punonjësit e landfillit të Sharrës i kanë kujtuar sot Ina Zhupës së Partisë Demokratike se në kohën kur Lulzim Basha ishte kryebashkiak i Tiranës dhe landfilli menaxhohej nga kunati i tij, ata paguheshin vetëm 30 lekë.

Zëdhënësja e PD ishte sot në impiantin e përpunimit të mbetjeve bashkë me kryetarin e FRPD-së, për të hedhur akuzat e radhës, por refuzuan të futeshin brenda landfillit për t’u njohur me realitetin.

Punonjësit e kompanisë u ballafaquan me ta, teksa theksojnë se investimi e ka ndryshuar komplet zonën, por edhe ekonominë familjare të tyre, pasi tashmë paguhen me rroga të kënaqshme.

Punonjësit u kërkuan zyrtarëve të PD që të mos mashtrojnë opinion publik, por të futen brenda landfillit dhe të njihen me realitetin.

Gjatë debatit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka ndonjë problem nëse ai gënjen dhe duhet lejuar ta bëjë këtë edhe nëse faktet flasin ndryshe.( burimi:gazetashqip)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet