Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operacioni shtetit vazhdon, policia kap në flagrancë dy kultivuesit e drogës në Fier

Policia ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit, ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy shetas.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 40 vjeç dhe A. (A). V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në afërsi të tokës së shtetasit A. (A). V në fshatin Baltëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet