Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Negociatat/ Rama në Gjermani: Ja ç’më tha Macron për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Mynihu në Gjermani, ku ishte prezent në një konferencë për investimet gjermane se Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i kishte deklaruar se ishte gati të hapte negociatat me Shqipërinë, por e vonoi për çështje të brendshme politike, pasi kishte drojë se do të rritej në këtë rast partia e Marie le Pen.

“I thashë Macron, dil e thuajë këtë publikisht. Të themi që na falni pasi duhet të lyejmë shtëpinë, e jo ta mbulojmë me këtë se shqiptarët kanë probleme. Ne jemi të dashuruar pa kushte me Europën dhe duam të martohemi, por nuk flasim. Të paktën duhet të flasim. Kështu që fillimi i negociatave pas vendimit për hapje, është vendimi më normal, pasi ne nuk po anëtarësohemi, thjesht po flasim”, tha Rama në Munih.

Kryeministri pati një mesazh për vendet e Bashkimit Europian për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Sipas tij të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

“Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën, evropa thotë se do të martohet me ne, po a mund të martohesh me dike që nuk flet. Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është reale për ne dhe ti privosh vendet nga kjo është e pakuptimtë, t’u japësh vendeve këtë instrument është t’i ndihmosh ata. Ejani të vizitoni Shqipërinë është larg vetëm disa orë. Nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Europë”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet