Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Masat kundër Covid-19/ Malta shënon rekord të ri rastesh ditore, maska e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme

Malta regjistroi sot një rekord të ri të COVID-19, me 204 raste të reja, ndërkohë që autoritetet njoftuan kufizime të reja për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit.

Rastet e reja janë pothuajse sa dyfishi i rekordit ditor të mëparshëm prej 122 infektimesh, i vendosur një ditë më parë.

Të premten, qeveria njoftoi se maskat tani do të jenë të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme dhe lokalet do të duhet të mbyllen në orën 23:00 nga e hëna.

Ishulli me gjysmë milioni banorë ka parë rritje në mënyrë të qëndrueshme të rasteve të COVID-19 në javët e mëparshme, duke bërë që kryeministri Robert Abela të bëjë thirrje për zbatim më të rreptë të rregullave të shëndetit publik.

Më parë, maskat ishin të detyrueshme vetëm në vende të mbyllura publike, në transportin publik, dyqane dhe lokale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet