Lihet ne burg atentatori i shefit të policisë bashkiake, ja çfarë tha në gjykatë

Aktualitet
Lihet ne burg atentatori i shefit të policisë bashkiake, ja

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe babai i tij i moshuar.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë që u mbajt sot, gjykata vendosi “arrest me burg” për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u përfaqësuan nga avokatet mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin që ata janë vetëdorezuar por kjo kerkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

Të rinjtë kanë qenë të rezervuar dhe i vetmi që ka folur ka qenë Ilirjani, i cili është shprehur.

“U uroj shërim të shpejtë të plagosurve”.

Avokati mbrojtës ka kërkuar rrëzimin e dëshmise së marrë nga policia, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm dhe në baze të kodit të procedurës penale, duke patur parasysh që babai e ka vetëdorëzuar, është dashur që policia ta pyesë kë ka avokat.

Po ashtu pala mbrojtëse ka këerkuar një verifikim të gjendjes së tij shëndetësore.

Çfarë deklaroi i riu pas vetëdorëzimit në polici

19 vjeçari Ilirjan Hasanaj, ka pranuar autorësinë e atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës ndërsa ka zbardhur motivin.

Ai ka deklaruar se shkak i sulmit ishte një çështje e vjetër pronësie për të cilin kishte dëgjuar nga babai i tij, por ky i fundit më herët deklaroi publikisht se dy familjet nuk kanë asnjë konflikt.

“Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Eshtë nje konflikt i vjeter pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitu”

I riu, citohet të ketë deklaruar para grupit hetimor se kishte dyshime se polici bashkiak mund të shfrytëzonte postin për ti penguar për pronën.

Por 19 vjeçari ka theksuar se gjithçka ka ndodhur pa paramendim dhe ai ka vepruar nën ndikimin e alkoolit duke e sulmuar zyrtarin me pistoletën që kishte me vete.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Armën e kam patur më vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë nën ndikimin e alkoolit.“

Në dëshmi ai ka sqaruar edhe rolin 23 vjeçarit Verzan Bajrakurtaj, për të cilin tha se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe as dijeni për plagosjen.

Por policia e Shkodrës e ka vënë në pranga këtë të fundit si bashkëpunëtor.

19 vjeçari Hasanaj u vetëdorëzua mbrëmjen e 15 tetorit, në Policinë e Velipojës pas 4 ditëve arrati.

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe u shënua të dielën. 11 tetor 2020, në Shkodër, ku për pasojë të sulmit mbeti i plagosur babai i tij 70 vjecari, ndërsa bashkëshortja shpëtoi pa lëndime, citon ora news

ME TE LEXUARAT