Kosovë/ Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19, në 24 orë

Kosovë&Rajon
Kosovë/ Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19, në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur dhe janë regjistruar edhe 137 raste të reja me këtë virus.

Shifrat e reja të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 869 mostrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 49 pacientë, tha IKSHPK-ja.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para në Kosovë – e deri më sot, IKSHPK-ja ka regjistruar 16,891 raste me koronavirus.

Prej tyre, 653 pacientë kanë vdekur dhe 14,666 janë shëruar.

Në Kosovë, aktualisht raste aktive janë 1,572.

ME TE LEXUARAT