Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabisnin dhe përdhunonin të moshuara, si u kapën hajdutët e Palasës nga policia

Një ditë më parë u vu në pranga një 48-vjeçar, pasi kishte vjedhur një telefon celular si dhe 50 mijë lekë të vjetra.

Policia e shoqëroi atë me një qese të zezë në kokë, pasi bëhej fjalë pët “tmerrin e Palasës” personi që hynte dhe grabiste banesat e të moshuarve, madje dyshohet se edhe i përdhunonte këto të fundit.

Autori i dyshuar, është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Sot, në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se Bledar Çunaj u arrestua bashkë me një tjetër bashkëpunëtor, për 6 vjedhje të kryera në fshatin Palasë. Bashkëpunëtori i tij u identifikua si Pilo Gjikokaj.

Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palasë, Himarë.

Vihen në pranga dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë.

Sekuestrohen sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.

Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë, janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të tjerë, në tentativë për të vjedhur në një market.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Ç., 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet