Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FOTO/ Rrëzohet rrapi shekullor në Fier, shkatërrohen 4 makina

Rërzimi e një rrapi shekullor në Fier ka dëmtuar 4 automjete, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.

Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre.

Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.

Rrapet e Fierit, të shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet