Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat

Redaktori i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, mbrëmë është përballur me një sulm të rrezikshëm, ku makina e tij u qëllua me rreth 6 plumba, që sipas tij rasti lidhet me punën që bën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar ngjarjen, ku thotë se gjithçka ka ndodhur rreth mesnatës, kur makina ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Kajtazi rastin e ka denocnuar në Polici, ku thotë se së shpejti rastin do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda.

Postimi i plotë:

Miq,

Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm vetura ime u qëlua me 5 ose 6 plumba.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim.

Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirë po më pas u vë rejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme.

Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme.

Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi.

Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet