EMRI/ Aksident në Skrapar, automjeti bie nga Ura e Blëzeckës, 37-vjeçari i plagosur dërgohet në Tiranë

Aktualitet
EMRI/ Aksident në Skrapar, automjeti bie nga Ura e Blëzeckës,

Një aksident ka ndodhur në aksin Skrapar- Prishtë teksa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në urë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur saktësisht në Urën e Blëzeckës teksa një 37-vjeçar me emrin Alban Hasanllari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet që çuan automjetin të dalë nga rruga dhe të bjerë nga 100 metra lartësi e urës direkt dhe në lumë. Paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit.

ME TE LEXUARAT