Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E pabesueshme, 11-vjeçari rrëmben autobusin e shkollës dhe i arratiset policisë…

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Louisiana të SHBA-ve.

Sipas raportimeve, një djalë 11-vjeçar ka grabitur autobusin e shkollës dhe është përpjekur t’i arratiset policisë.

Mediat e huaja shkruajnë, se vogëlushi ka rrëmbyer autobusin rreth orës 11:00 të mesditës, e më pas ka shëtitur nëpër qytet.

Por pasi policia ka mësuar për rastin, ka ndjekur vogëlushin për rreth 30 minuta. 11-vjeçari gjatë arratisjes ka dëmtuar një pompë të derivateve dhe shumë prona të tjera private.

Në fund, mësohet se ai është përplasur me një pemë gjigante, ku më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka neutralizuar.

Duke qenë se bëhet fjalë për një të mitur, identiteti i tij nuk është bërë i ditur, megjithatë thuhet se është akuzuar për vjedhje dhe dëmtime pronash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet