E moshuara e “hekurt” përleshet me hajdutin që hyri në dyqan për të vjedhur

Soft
E moshuara e “hekurt” përleshet me hajdutin që hyri

Një e moshuar 83-vjeçare, është kthyer në kryefjalën e mediave britanike këto ditë. Kjo pasi e moshuara nuk ka lejuar një hajdut të grabiste dyqanin e saj.

Sipas mediave 83-vjeçarja June Turner, ka goditur me sende të forta hajdutin, kur ky i fundit i kërkoi t’i dorëzonte lekët e xhiros.

E moshuara ka plot 45 vite që ka në pronësi marketin dhe në momentin që i riu u fut brenda, ajo ishte prapa banakut.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin kur June i kundërvihet të riut, e madje e godet me shkop. Pas reagimit të June, i riu është larguar me shpejtësi nga dyqani, duke mos marr me vete as edhe një paund.

Për aktin e treguar, June Turner ka fituar çmimin “Single Act of Bravery”, çmim ky që në Britani u jepet personave që kryejnë akte trimërie.

ME TE LEXUARAT