Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biznesmeni i shpëton atentatit në Tiranë, vrasësit e ndoqën deri tek dera e ashensorit

Biznesmeni Andon Dhima ka denoncuar publikisht se i ka shpëtuar një atentati në Tiranë mbrëmjen e së enjtes në hyrje të pallatit te tij.

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per…

Gepostet von Andon Dhima am Samstag, 17. Oktober 2020

Duket se ka qene rastësia dhe vajza që i shpëtuan jetën biznesmenit. Ai ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në rrjetet sociale ku thote se nuk ka konflikte me askënd.

Sipas pamjeve te kamerave te sigurise, ka qene ora 22:08:55 e mbrëmjes së të enjtes kur biznesmeni futet i qetë në pallat pas vajzës së tij me të cilën ishte takuar më parë te një lokal poshtë apartamentit.

Vajza futet përpara në pallat disa sekonda më parë dhe merr ashensorin.

Në pamje duket momenti kur vajza pret të atin që të vijë për t’u ngjitur në banesë.

Sapo biznesmeni futet, ashensori mbyllet. Vetem pak sekonda pas tij futen dy atentatorët që vijnë nga drejtime të ndryshme, të armatosur, lënë çadrat jashtë dhe futen me shpejtësi me qellim per ta zene ngushte biznesmenin.

Në momentin që arrijnë me pistoletat në duar, ashensori ishte mbyllur dhe ngjitur. Përballë kësaj situate autorët të maskuar dalin me shpejtësi nga dera e jashtme e pallatit dhe ikin.

Sic duket edhe nga pamjet, autorët u futën nga drejtime të ndryshme, ç’ka lë të kuptohet se ishin në pritje të momentit nga cila rrugë do të vinte dhe do të futej brenda për ta vrarë

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet