Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj apel prokurorisë dhe policisë

Politikë
Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj apel prokurorisë dhe

Ish-deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda që përfshinë dy biznesmenë ditën e djeshme.

Në Himarë u ekzekutua biznesmeni Niko Goro, ndërsa biznesmeni Andon Dhima në Tiranë denoncoi në polici për një tentativë atentati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alibeaj i ka cilësuar të dyja ngjarjet si raste tronditëse që sipas tij tregojnë shthurje e qeverisë në muajt e fundit.

Alibeaj thekson se shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.

“Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!”, shkruan ish-deputeti në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT