Aksident i rëndë në Skrapar, makina ra nga Ura e Blëzeckës, nga mbi 100 metër lartësi

Aktualitet
Aksident i rëndë në Skrapar, makina ra nga Ura e

Një aksident i rëndë ndodhi sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishtë. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, shtetasi Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti.

Sipas policise, 37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se, i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se grupi i ekspertëve të policisë rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

ME TE LEXUARAT