Vrau gruan shtatzënë dhe i rrëmbeu foshnjën, gruaja dënohet me injeksion vdekjeprurës

Bota
Vrau gruan shtatzënë dhe i rrëmbeu foshnjën, gruaja

Qeveria amerikane ka përcaktuar datat për dy ekzekutime të tjera këtë vit, përfshirë këtu një grua e cila është gruaja e para me këtë dënim në më shumë se gjashtë dekada.

Lisa Montgomery pritet të marrë injeksion vdekjeprurës në 8 dhjetor, thotë Departamenti i Drejtësisë. Në vitin 2004, ajo u dënua për vrasjen e një gruaje nga Misuri e cila ishte 8 muajshe shtatzënë dhe më pas i preu barkun dhe i rrëmbeu foshnjën.

Gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Broën Heady më 18 dhjetor 1953, sipas të dhënave të Byrosë së SHBA e dënuar për vrasje dhe rrëmbim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekzeutimi i Lisa Montgomeryt do të jetë i teti i Departamentit të Drejtësisë, ndërsa i nënti për Brandon Bernardin, i cili u dënua për vrasjen e dy ushtarakëve në Teksas në 1999. Ai do ekzekutohet me injeksion më 10 dhjetor.

Montgomery dhe Bernard po mbahen në burgun federal në Terre Haute. Avokatët e Montgomeryt dhe Bernardit kanë thënë se ekzekutimi ndaj tyre do të ishte i padrejtë ndërsa për Montgomeryn ka thënë se është e sëmurë mendërisht, pasiqë në fëmijërinë e saj kishte përjetuar abuzim dhe nuk ishte përfaqësuar si duhet në gjykatë.

ME TE LEXUARAT