Spanja, “parajsa” e kanabisit/ Operacion antidrogë, “kopshtarët” shqiptarë dorëzohen pa asnjë rezistencë!

Bota
Spanja, “parajsa” e kanabisit/ Operacion antidrogë,

Është mesi i natës kur policia hyn në një shtëpi afër Barcelonës, ku qindra bimë kanabisi po rriten në bodrum, nën një mori llampash që lëshojnë nxehtësi.

Operacioni ndiqet edhe nga një ekip i agjencisë franceze të lajmeve, AFP. Dhe operacioni, sipas AFP-së, shkon mirë, me “kopshtarët” shqiptarë që dorëzohen pa asnjë rezistencë. Sipas policisë, me katër të korra në vit, banda mund të kishte fituar nga 200 deri në 400 mijë euro në tregun evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas dekadash si portë nga ku hashashi maroken hynte në Evropë, Spanja tani po sheh plantacionet e paligjshme të shumëfishohen, ndërsa vendi po kanabizohet, duke tërhequr bandat kriminale nga i gjithë kontinenti. Mes viteve 2014-2018, konfiskimi i bimëve të marijuanës është katërfishuar – thotë Ministria e Brendshme. Dhe sasia më e madhe e bimëve të kanabisit të konfiskuara nga policia është në Katalonjë, rajonin e pasur verilindor që kufizohet me Francën.

“Katalonja është bërë kopshti i marijuanës në Evropë”, thotë Ramon Chacon, një hetues kriminal i skuadrës Mossos të policisë. Fenomeni nisi një dekadë më parë, kur grupet e përfshira në kalimin e hashashit maroken nëpër brigjet mesdhetare të Spanjës, që kishin një rrjet të mirë shpërndarjeje dhe kontaktesh, kuptuan se mund të fitonin më shumë duke shitur marijuanë.

Me rreth 25 milionë klientë, kanabisi është droga më e kërkuar në Evropë, duke mbledhur rreth 11.6 miliardë euro vitin e kaluar. Tani, grupe kriminale nga Britania, Suedia, Serbia, Polonia, Franca etj, janë vendosur në treg, të joshur nga kostoja e ulët e prodhimit dhe dënimet e lehta që sjell legjislacioni spanjoll.

ME TE LEXUARAT