Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenca i përgjigjet Mustafa Nanos: Shqipëria peng i një njeriu të papërgjegjshëm

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur menjëherë deklaratës së analistit Mustafa Nano i cili duke folur për situatën politike në vend tha se Presidenti bën sulme pasi në fakt do të donte të ishte në garë për zgjedhjet.

Blushi nga ana tjetër shprehet se i vetmi interes i Metës është që Shqipëria të mos mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi:

Disa pyetje për analistin Nano: A kemi garë kur një palë vetëm për interesin e saj më të ngushtë politik shkel Marrëveshjen që ka nënshkruar vetë?

A i shërben kjo interesit publik e kombëtar?

Kush e kërkon defaktorizimin e Shqipërisë me kaq këmbëngulje?

Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

Ju kujtojmë të gjithëve se këto negociata Mali i Zi i ka çelur që në vitin 2012 dhe Serbia që në vitin 2014.

Ju kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në 2006-ën, ndërsa këto dy vende vite më vonë.
Pse Shqipëria, ku 95% të qytetarëve janë proeuropianë, duhet të mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm, i cili qartësisht është vetë peng i qarqeve më antishqiptare?

Ky është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

Ndaj bashkohuni dhe ju z.Nano me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.
Vetëm kjo i shërben paqes sociale dhe interesit të të gjithë shqiptarëve.
Le të vendosë populli si në Maqedoninë e Veriut.
As kaq s’mund të bëjmë?
Me konsideratë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet