Policia e ndaloi se nuk respektoi rregullat e pandemisë, reagon këngëtarja shqiptare

Showbiz
Policia e ndaloi se nuk respektoi rregullat e pandemisë, reagon

Dua Lipa ka qenë së fundmi duke u marrë me xhirimet e klipit të saj më të ri. Mirëpo sipas “The Sun” xhirimet e klipit janë ndërprerë për shkak se nuk ishin respektuar rregullat antiCovid.

“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës sipas “The Sun”, ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua ka reguar menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.

Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“, ka shkruar këngëtarja.

ME TE LEXUARAT