Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përdhunimi i shqiptares, klubi Brazilian prish kontratën me Robinjon

Si shkak i presionit të shtuar ndaj klubit për përdhunimin e një 23 vjeçareje shqiptare, klubi Brazilian i Santosit ka prishur kontratën me Robinjon.

Ngjarja ka ndodhur në një klub nate, kur futbollisti luante me Milanin në Itali.

“Santos dhe Robinho raportojnë se, me marrëveshje të përbashkët, vendosën të pezullojnë vlefshmërinë e kontratës së nënshkruar më 10 tetor në mënyrë që lojtari të përqendrohet ekskluzivisht në mbrojtjen e tij në procesin, që zhvillohet në Itali,”- shkruan klubi brazilian në rrjetet sociale.

Kupa e zemërimit ndaj veprimeve të Robinjos shpërtheu, këtë të premte kur portali “GloboEsporte”, publikoi transkriptimet telefonike, që drejtësia italiane përdori për të dënuar Robinjon për dhunë seksuale.

Në një nga ato biseda, muzikanti Jairo Chagas, i cili performoi në vendin e ngjarjes natën e përdhunimit në grup të shqiptares, i shprehu Robinjos shqetësimin e tij në lidhje me ecurinë e hetimit, por lojtari brazilian i është përgjigjur: “Unë po qesh dhe nuk më intereson fare, sepse ajo ishte plotësisht e dehur, as nuk e di se çfarë ka ndodhur”.

Në një telefonatë tjetër, Robinjo pranoi, që ai “provoi” marrëdhënien me viktimën, ndërsa muzikanti i kujtoi: “Të pashë kur i vure penisin në gojën”, ndërsa sulmuesi iu përgjigj se “kjo nuk do të thotë se ia bëra”.

Përveç Robinjos, për këtë ngjarje është dënuar edhe miku i tij, Ricardo Falco. Katër brazilianë të tjerë që gjithashtu thuhet, se morën pjesë në aktin që u klasifikua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, si “dhunë seksuale”, por ata u larguan nga Italia gjatë hetimeve dhe, për këtë arsye, po gjykohen veçmas.

Në vitin 2013, gjykata e shkallës së parë në Milano, për këtë akt të dhunës seksuale, e ka dënuar sulmuesin Robinjo me 9 vite burg, ndërkohë që pala mbrojtëse e brazilianit, i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet